Rast i shënjestruar për vizat, ish-kryetari i Lipjanit del para gjykatës - Bota Sot
Rast i shënjestruar për vizat, ish-kryetari i Lipjanit del para gjykatës

Aktuale

E martë, 23 tetor 2018

Rast i shënjestruar për vizat, ish-kryetari i Lipjanit del para gjykatës

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 08:29
Shukri Buja ne seance

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot pritet të vazhdoj seanca gjyqësore ndaj ish-kryetarit të komunës së Lipjanit, Shukri Buja, i cili po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ky rast është në mesin e rasteve të shënjestruara për liberalizim të vizave.

Buja po akuzohet nga Prokuroria për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar nga komuna e Lipjanit me kompaninë “NEW Co Feronikel Complex LL. C.”.

Bashkë me Bujën të akuzuar në këtë rast janë edhe Nebih Zeqiri, Halit Gashi, Fahri Retkoceri, Hasim Vishesella, Edmond Rexhepi, Driton Avdiu, Burim Kodra, Bajram Rizani dhe Magbule Sadiku.

Tre nga këta të akuzuar në kohën për të cilën ngarkohen ishin zyrtarë në komunën e Lipjanit.

Komuna e Lipjanit në kohën kur drejtohej nga Shukri Buja, më 21 mars 2008 kishte nënshkruar memorandum me “NEW Co Feronikel Complex LL. C.” për dhënien me qira kësaj kompanie një ndërtesë të laboratorit në Lipjan.

Sipas aktakuzës, në memorandum ishte përcaktuar që “NEW Co Feronikel Complex LL. C.” të paguajë nga një euro në muaj qira për objektin e laboratorit, ndërsa kompanisë ky laborator i ishte dhënë për 10 vjet.

Me këtë Prokuroria pretendon se i është shkaktuar dëm komunës së Lipjanit.

Më 28 prill Buja u deklarua i pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test