FDH për EULEX-in: Kontributi i pakontestueshëm, pritshmëritë të papërmbushura

Aktuale

FDH për EULEX-in: Kontributi i pakontestueshëm, pritshmëritë të papërmbushura

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 11:07
Misioni Evropian i Sundimit të Ligjit (EULEX)

Misioni Evropian i Sundimit të Ligjit (EULEX) në datën 14 qershor të vitit 2018 zyrtarisht e përfundon mandatin e deritashëm dhe nuk ka më kompetenca dhe pushtet ekzekutiv në sistemin e gjyqësorit në Kosovë, të cilin e ka pasur pothuajse dhjetë vjet.

Fondi Humanitar për të drejtën në Kosovë (FDH) përmes një kumtese për media ka dhënë vlerësim për punën e këtij misioni.

FDH Kosovë konsideron se, krahas ndikimit pozitiv në gjyqësorin kosovar dhe në sistemin e sundimit të ligjit në tërësi, EULEX-i nuk i ka përmbushur të pritmet e fillimit të mandatit të tij as në pikëpamje të numrit të rasteve të procesuara e as në pikëpamje të mbrojtjes së dëshmitarëve, gjë që ka çuar deri te formimi i Dhomave të Specializuara dhe i Prokurorisë Speciale me seli në Hagë, që do të jenë kompetent për hetimin e krimeve në periudhën prej datës 1 janar i vitit 1998 deri në fund të muajit dhjetor të vitit 2000.

“FDH Kosovë në mënyrë sistematike dhe kontinuitive i ka përcjellë të gjitha gjykimet për veprat më të rënda penale, të cilat kanë qenë në mandatin e EULEX-it, duke publikuar rregullisht raporte vjetore me analizat mbi atë se si para gjykatës janë zhvilluar procedurat në këto lëndë dhe sa janë respektuar standardet ndërkombëtare gjatë tyre. Impakti i EULEX-it në gjyqësorin kosovar do të jetë edhe një nga temat kryesore në fokusin e raportit të ardhshëm vjetor (2018) të FDH Kosovë. Megjithëkëtë, qysh tash, si një vlerësim i përgjithshëm, mund të veçohet se ky mision ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në përforcimin e efikasitetit të sistemit të gjyqësorit në Kosovë, si në pikëpamje të hetimit të krimeve më të rënda, ashtu edhe në pikëpamje të procesuimit të të njëjtave. Ky vlerësim posaçërisht vlen për vitet e para të mandatit të EULEX-it në Kosovë, kur këtë mision e ka stolisur transparen ca dhe gatishmëria për bashkëpunim me të gjitha segmentet e shoqërisë, posaçërisht me sektorin joqeveritar, si dhe zbatimi i standardeve të caktuara të pranuara ndërkombëtare, të cilët nuk kanë qenë të paraparë me ligjet penale që janë në fuqi në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

EULEX-i që nga fillimi i punës së misionit e deri në muajin qershor të vitit 2014 (kur kjo kompetencë ka filluar gradualisht të bartet te institucionet e gjyqësorit vendor), ka qenë ekskluzivisht kompetent për ndjekjen penale të krimeve të luftës si dhe të veprave të tjera më të rënda me prapavijë politike ose etnike, siç janë terrorizmi, krimi i organizuar dhe korrupsioni i profilit të lartë. Panelet gjyqësore përgjegjëse për këto lëndë deri në fillimin e ngushtimit të mandatit të EULEX-it kanë vendosur në panele të përziera ndërkombëtare-vendore, me të cilat kanë kryesuar gjyqtarët e EULEX-it. Kjo rregull nuk ka vlejtur vetëm në lëndët e procesuara para Gjykatës së Qarkut (më vonë Gjykata Themelore) në Mitrovicë, ku për arsye të tensioneve politike dhe etnike panelet shqyrtuese kanë qenë ekskluzivisht të përbëra nga gjyqtarët ndërkombëtarë. Në anën tjetër, prokurorët e EULEX-it, edhe pas fillimit të redu ktimit të mandatit të EULEX-it në vitin 2014, kryesisht deri në fund të misionit ekskluzivisht kanë qenë kompetent për ndjekjen e këtyre krimeve, që do të thotë se vetëm një numër i vogël i aktakuzave në lëndët më të vështira ka qenë i ngritur nga ana e prokurorëve vendor.

Fondi ka bërë të ditura këto të dhëna:

Sipas të dhënave të EULEX-it, gjyqtarët e këtij misioni që nga fillimi i mandatit e deri në datën 14 qershor të vitit 2018 kanë sjellë 648 aktgjykime, prej të cilave 479 në lëndë kriminale siç janë korrupsioni, krimi i organizuar, spastrimi i parave, krimet e luftës dhe trafikimi me qeniet njerëzore. Në bazë të dokumentacionit, me të cilin disponon Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë), gjatë mandatit ekzekutiv në kuadër të gjyqësorit kosovar, në lidhje me akuzat për krime të luftës në Kosovë, prokurorët e EULEX-it i kanë ngritur 11 aktakuza kundër 41 shqiptarëve, 11 aktakuza kundër 12 serbëve si dhe 1 aktakuzë kundër 1 romi. Krahas të vendosurit në këto lëndë në procedurat e shkallës së parë dhe të dytë (si dhe të shkallës së tretë, kur e njëjta është paraparë me ligj sipas mjetit të jashtëzakonshëm juridik), gjyqtarët e këtij misioni kanë vendosur edhe në lëndët për akuzat e ngritur a më herët nga ana e prokurorëve të UNMIK-ut, në të cilat, para vendosjes së misionit të EULEX-it, kanë vendosur vetëm gjyqtarët e UNMIK-ut.

FDH Kosovë në mënyrë sistematike dhe kontinuitive i ka përcjellë të gjitha gjykimet për veprat më të rënda penale, të cilat kanë qenë në mandatin e EULEX-it, duke publikuar rregullisht raporte vjetore me analizat mbi atë se si para gjykatës janë zhvilluar procedurat në këto lëndë dhe sa janë respektuar standardet ndërkombëtare gjatë tyre. Impakti i EULEX-it në gjyqësorin kosovar do të jetë edhe një nga temat kryesore në fokusin e raportit të ardhshëm vjetor (2018) të FDH Kosovë. Megjithëkëtë, qysh tash, si një vlerësim i përgjithshëm, mund të veçohet se ky mision ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në përforcimin e efikasitetit të sistemit të gjyqësorit në Kosovë, si në pikëpamje të hetimit të krimeve më të rënda, ashtu edhe në pikëpamje të procesuimit të të njëjtave. Ky vlerësim posaçërisht vlen për vitet e para të mandatit të EULEX-it në Kosovë, kur këtë mision e ka stolisur transparenca dhe gatishmëria për bashkëpunim me të gjitha segmentet e shoqërisë, posaçërisht me sektorin joqeveritar, si dhe zbatimi i standardeve të caktuara të pranuara ndërkombëtare, të cilët nuk kanë qenë të paraparë me ligjet penale që janë në fuqi në Kosovë.

Tutje thuhet se, prokurorët dhe gjyqtarët e EULEX-it, po ashtu, në numrin më të madh të rasteve, kanë treguar profesionalizëm në procesuimin e krimeve të luftës, si veprat më të rënda penale, për të cilat kanë qenë të mandatuar. Kjo ka shërbyer si shembull për gjyqtarët dhe prokurorët vendor dhe përbënë një kontribut, i cili nuk mund të kontestohet. A thua për shkak të mungesës së gatishmërisë së shoqërisë kosovare që gjerësisht të mbështesë procesuimin e krimeve të luftës, për të cilat janë dyshuar ose akuzuar ish pjesëtarët e UÇK-së ose për shkak të mungesës së gatishmërisë së ULEX-it që deri në fund të insistojë në ndriçmimin e këtyre lëndëve, mbetet përshtypja se misioni evropian nuk ka bërë një hap të madh në vërtetimin e përgjegjësisë për këto krime. Duhet të theksohet se për EULEX-in nuk ka qenë e favorshme klima gjerësisht e përhapur e mosndëshkimit për këto krime, me të cilën ballafaqohet shoqëria kosovare. Për shkak të kësaj klime,numri i dëshmitarëve, i cili ka qenë i gatshëm që publikisht të dëshmojë mbi krimet e luftës, ka qenë jashtëzakonisht i vogël, kurse shumë shpesh ka ndodhur që këta dëshmitarë në shqyrtimin kryesor të heqin dorë nga dëshmitë akuzuese të fazave të mëhershme të procedurës, me çka e kanë dëmtuar rëndë punën e madhe dhe energjinë e prokurorëve të EULEX-it të investuar në ndriçmimin e këtyre lëndëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat