Islam Pacolli sqaron zënkën me policin e sigurimit, kjo është e verteta

Aktuale

Islam Pacolli sqaron zënkën me policin e sigurimit, kjo është e verteta

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 12:09
Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli

Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli, ka sqaruar një rast ku u raportua se ka sulmuar një polic.

Ai theksoi se nuk është i vërtetë lajmi se ai ka sulmuar një polic të Kosovës në detyrë.

“Sot dua të sqaroj një rast që është përfolur në media që gjoja unë e kam rrah një polic, nuk është absolutisht e vërtetë, është inskenim. E vërteta është se unë kam dashur të hyjë në objektin qeveritar dhe ai edhe me verifikimin e ID kartës së deputetit dhe me leje të gjitha, ka vendosur që unë të kthehem mbrapa. Inskenimet tjera janë totalisht të pavërteta, koha do ta tregoj të vërtetën por iu bëj thirrje mediave që mos të propagandoj se unë jam arrestuar, sepse nuk është e vërtetë”, tha ai.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat