UÇK-ja u formua nga Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari: Kush janë “katërshja” që i pengonte?

Aktuale

UÇK-ja u formua nga Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari: Kush janë “katërshja” që i pengonte?

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 14 qershor 2018 Në ora: 15:00
Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami thotë se asnjëherë deri më tani nuk kemi pas një studim të mirfilltë të formimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi ka aq shumë dezinformata dhe shpifje dhe aq shumë komandanta që janë shfaqur pa qenë kurre pjesë e organizimeve të hershme të UÇK-së.

Ai thotë se prej viteve të 90-ta ka pas njerëz në Drenicë, Llap e Dukagjin të cilët e kanë ditur se një ditë duhet me luftu kundër Serbisë sepse armiku ndryshe nuk largohet dhe nuk mundemi të clirohemi vetëm me deklarata.

“Politika e LDK-së apo politika gjithëpopullore që në atë kohë e kanë përkrahur z. Ibrahim Rugovën kanë sjellë frytet e veta, mirëpo janë pjek kushtet e një luftë të armatosur”, shprehet Islami.

Sipas një studimi që ka bë Islami që nga paslufta tregon shtyllat e formimit të UÇK-së.

“Shtyllat kryesore janë bazat e Zahir Pajazitit edhe baza e Adem Jasharit. Këto janë dy shtyllat kryesore të formimit të UCK-së që knë vepru brenda territorit të Republikës së Kosovës”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Image
Gazmend Islami

“Ardhja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit janë të vonshme.  Takimet e Azem Sylës me Zahir Pajazitin në vitin 97 përmes Qerim Kelmendit, Zahir Pajaziti as që i ka njohur se kush janë. Nuk ka asnjë deklaratë tyre brenda Kosovës gjatë kohës kur kanë luftu Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari. Kjo tregon se nuk kanë guzu as me ardhë në Kosovë, sepse veprimet e tyre kanë qenë përmes parave...”, thotë Islami.

Ai thekson se bazat e Zahir Pajazitit ishin në Llap, Vushtrri, Prishtinë, Fushë Kosovë e deri në Gjakovë. Pra, Zahir Pajaziti kishte një lidhje të fuqishme me Luan Haradinaj ku shtrirja e tij ishte edhe në Rrafshin e Dukagjinit.

“Xhavit Haliti dhe LPK-ja jashtë vendit, kjo katërshja që sot e udhëheq shtetin, kanë pasur fuqinë pëmes Shërbimit Informativ në Shqipëri për me i ndaluar veprimet e njerëzve që kanë qenë të lidhur me Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin”, shprehet ai.

“Adem Jashari ka kërkuar më këmbëngulësi ardhjen e Fehmi Lladrovcit në Kosovë. Ladrovci në atë kohë ka qenë kryetar i degës së LPK-së për Gjermani dhe asnjëherë këtë, katërshja në fjalë, nuk ia kanë mundësu ardhjën në Kosovë përshkak se ia kanë pas frikën Fehmi Lladrovcit. Pasi ardhja e Lladrovcit këta do ti largonte edhe më larg”, theskson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat