Kush janë çifti nga Kosova që tentuan të bëjnë sulm kamikaz kundër KFOR’it?

Aktuale

Kush janë çifti nga Kosova që tentuan të bëjnë sulm kamikaz kundër KFOR’it?

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 20:28
Kush janë çifti kosovar që tentuan të bëjnë sulm kamikaz kundër KFOR’it?

Gramoz Shabani bashkë me të dashurën e tij Edona Halitin ka një javë që po qëndrojnë në burg, pasi dyshohen se së bashku kishin planifikuar të bëjnë sulm vetëvrasës me materie eksplozive të vendosur në automjet kundër pjesëtarëve të KFOR-it.

Ata u arrestuan të mërkurën e 5 qershorit, pasi Policia kishte përgjuar telefonat e tyre dhe kishte dëgjuar biseda se ata ishin duke përgatitur sulme.

Në shtëpinë e tyre në fshatin Raskovë të Obiliqit nuk pranojnë të flasin, edhe pas një jave të arrestimit të të afërmeve të tyre.

Familja e Gramozit është me vendqëndrim në Belgjikë, ku edhe 26-vjeçari ka shtetësi belge, por ka lindur në Kosovë. Familjar të tjerë të Gramozit nuk pranojnë të komentojnë veprimin e tyre, duke kërkuar që ekipi të largohet nga fshati.

Ndonëse ekzistojnë përgjimet e policisë për planifikimin e këtyre sulmeve, që të dy të dyshuarit i kanë mohuar të gjitha pretendimet e prokurorisë.

Ndërsa Avokati i Shabanit, Arbër Rexha thotë se Prokuroria Speciale nuk ka prova për dyshimet që i ngarkohet klienti i tij.

Por, në kërkesën e Prokurorisë për paraburgimin e tyre thuhet se Gramozi i ka kërkuar të dyshuarës, më të cilën bashkëjeton, të përgatisin së bashku akte terroriste në territorin e Kosovës, që të bëjnë sulm vetëvrasës me materie eksplozive të vendosur në automjet kundër pjesëtarëve të KFOR-it dhe vende tjera të frekuentuara me qytetarë e duke planifikuar edhe furnizimin me armë të zjarrta dhe materieve eksplozive, me qëllim të kryerjes së aktit terrorist.

Sipas prokurorisë kosovare, ai po ashtu kishte planifikuar përgatitjen e akteve terroriste në Belgjikë dhe në Francë meqë është edhe shtetas belg duke planifikuar sulm vetëvrasës në vende të frekuentuara me qytetarë.

Çifti do të qëndrojë në paraburgim për një muaj derisa gjykata të merr ndonjë vendim tjetër.

Gramoz Shabani, ishte arrestuar si i dyshuar për veprat penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grupet terroriste edhe në vitin 2014, pasi në shtëpinë e tij i ishte gjetur një flamur të ISIS-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat