Policia po plaket, s’ka para për pensione të parakohshme - Bota Sot
Policia po plaket, s’ka para për pensione të parakohshme

Aktuale

E martë, 13 nëntor 2018

Policia po plaket, s’ka para për pensione të parakohshme

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 21:34
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, po shkon drejt plakjes.

Aktualisht mosha mesatare e zyrtarëve të saj është 45 vjet, ndërkohë që ata shërbejnë deri në moshën 65 vjeçare.

Ndërsa ka kohë që diskutohet një ligj për pensionimin e tyre. Ky dokument ka qenë edhe në agjendën e qeverisë së kaluar e është edhe në të tanishmen.

Sipas sindikatës së policisë, draftimi i këtij ligji tashmë është bërë.

“Faktikisht është gjetur zgjidhja e mirë, që policia të ketë një pension me 60% të pagës bruto, në momentin që të pensionohet kur arrihet edhe mosha që ka qenë e përshtatshme që është 55 vjet”, ka thënë Valbona Kamberi – Kryetare e Sindikatës së Policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test