Falja e Fitër Bajramit në Prishtinë, imami thotë disa fjalë edhe për vetvrasjet në Kosovë

Aktuale

Falja e Fitër Bajramit në Prishtinë, imami thotë disa fjalë edhe për vetvrasjet në Kosovë

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 08:25
Falja e Fitër Bajramit në Prishtinë

Në namazin e faljes së Fitër Bajramit në xhaminë “Abdul Kader Arnauti” në Prishtinë, morën pjesë dhjetra besimtarë të fesë islame.

Me rastin e kësaj feste, imami i xhamisë, Musa Sekiraqa foli edhe për një dukuri shqetësuese e cila fatkeqësisht është përhapur me të madhe në Kosovë.

Ai theksojë se prej periudhës 2001 deri 2018 në Republikën e Kosovë janë 930 vetvrasje.

“Jeta është dhuratë prej Allahut, është begati, nuk guxon njeriu qe t’ia merr jetën vet-vetes së tij. Vet-vrasja është gjynah, madje njëra prej gjynaheve më të mëdha. Prandaj të nderuar xhemat duhet që të vetëdijësohemi se e gjithë jeta është sprovë e Allahut, kurrsesi nuk guxojmë ta mendojmë vetëvrasjen, më i miri prej jush është ai që i tejkalon vështirësitë”, ka thënë imami Musa Sekiraqa.

Për më shumë shikoni videon e plotë të hudbes së Fitër Bajramit:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat