I jepet lamtumira e fundit Hilmi Haradinajt

Aktuale

I jepet lamtumira e fundit Hilmi Haradinajt

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 13:36
Varrimi i Hilmi Haradinajt

(E plotësuar) - Me nderime të larta shtetërore sot i është dhënë lamtumira Hilmi Haradinajt. Ai është varrosur në Kompleksin Memorial "Dëshmorët e Kombit" në Gllogjan.

Ndërsa në mbledhjen komemorative të mbajtur në nderim të figurës së tij, u tha se Hilmi Haradinaj ishte njeri me vlera dhe burrë i gjithë shqiptarisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Hilmi Haradinaj kishte zemër të madhe atdhetare dhe se ndarja e tij nga jeta ishte i dhimbshëm për familjen dhe gjithë Kosovën. Derisa tregoi se me të ishte njohur qysh në fillimet e para të themelimit të UÇK-së, në pranverën e vitit 1996.

Thaçi: Hilmi Haradinaj, burrë i gjithë shqiptarisë

“Ne mbetëm pa një bashkëluftëtar, pa një veteran, pa një njeri me zemër të madhe atdhetare. Një burrë i dëshmuar dhe i sprovuar në ditët më të vështira për Kosovën dhe kombin. Baca Hilmi nuk u dorëzua as përballë sfidave jo të lehta edhe në kohën e pasluftës. Ai me dinjitet dhe qetësi përballoi padrejtësitë e burgosjeve të të bijve. Të gjitha goditjet e jetës i përballoi faqebardhë. Ishte njeri me vlera të thella, i urtë, modest. Burrë i Dukagjinit dhe Kosovës dhe i gjithë shqiptarisë”, tha presidenti Thaçi.

Duke iu drejtuar familjes Haradinaj, kreu i shtetit ka thënë se ata humbën një bashkëshort, një baba dhe një gjysh të jashtëzakonshëm, ndërsa shqiptarët mbeten pa një njeri me zemër të madhe atdhetare.

Image

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në mbledhjen komemorative për vdekjen e babait të tij, Hilmi Haradinaj, tha se sot e kanë të vështirë të gjithë liridashësit.

Haradinaj: T'i qëndrojmë besnik lirisë

"Ndarja nga baba ynë, Hilmiu, ka shumë porosi dhe shumë ndjenja. Por ajo që është me rëndësi është se njerëzit që besojnë në të drejtën e tyre krijojnë vlera të reja. Baba ynë, nga një shqiptar i zakonshëm arriti të krijojë prej vetes dhe prej neve njerëz që i janë dedikuar lirisë, që e çmojnë lirinë, e duan dhe e mbrojnë lirinë... Sot porosia për të gjithë ne është që t'i mbetemi besnik lirisë ashtu si ishte besnik për mbrojtjen e shqiptarëve, për lirinë tonë dhe të gjithëve që jetojnë në trojet tona, baba jonë Hilmiu. U prefsh në paqe plak", u shpreh ai.

Ai tha se liria e Kosovës është rezultat i shumë mundjeve dhe sfidave, teksa çmoi edhe ndihmën e aleatëve perëndimor, NATO-n dhe SHBA-në.

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij, duke vlerësuar lart kontributin e Hilmi Jasharit, tha se ai i dha kombit shqiptarë cilësinë e qëndresës dhe patriotizmit.

Ai tha se Hilmi Jashari do të mbetet ideal i pavdekshëm për mbarë shqiptarinë.

Basha: Ndaj me ju dhimbjen e thellë me familjen Haradinaj 

"Sot vij për të ndarë dhimbjen e thellë me familjen Haradinaj, që kaq shumë i ka dhënë Kosovës. Nuk vij të ndahem me bacin Hilmi... Vij të nderoj idealin e pavdekshëm që sot quhet Hilmi Haradinaj", u shpreh ai.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, tha se shqiptarët sot u ndanë vetëm fizikisht me Hilmi Haradinajn, pasi që ai do të jetë përgjithmonë pjesë e historisë së popullit shqiptar.

Ahmeti: Hilmi Haradinaj do të jetë gjithmonë pjesë e historisë

"Sot po ndahemi fizikisht, por shpirtërisht do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë dhe të historisë më të re të kombit shqiptar, njeriu fjalëpak, punëtor i palodhshëm. I madh do të mbetet në zemrat e çdo ushtari i cili u pajis me bukë e barot në kullën e xha Hilmiut", tha ai.

Ndryshe, presidenti Thaçi me këtë rast, në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, dekoroi Hilmi Haradinaj me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Hilmi Haradinaj ishte babai i kryeministrit Ramush Haradinajt dhe heronjve Shkëlzen dhe Luan Haradinaj. Ai ndërroi jetë të shtunën, për t’iu dhënë lamtumira e fundit pasditen e sotme në vendlindjen e tij në Gllogjan.

Në ceremoninë mortore morën pjesë shumë persona, si dhe politikanë nga vende të ndryshme.

I jepet lamtumira e fundit Hilmi Haradinajt

Me nderime të larta, i është dhënë lamtumira Hilmi Haradinajt.

Ai është varrosur në varrezat e Kompleksit Memorial ‘Dëshmorët e Kombit’ në Gllogjan, vendlindjen e tij.

Haradinaj është babai i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt dhe heronjve Shkëlzen dhe Luan Haradinaj.

Në varrimin e tij morën pjesë shumë persona, nga vende të ndryshme.

Thaçi: Hilmi Haradinaj ishte njeri me vlera dhe burrë i gjithë shqiptarisë

Sot në Deçan u mbajt mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Të pranishëm në këtë tubim ishin shumë personalitete të njohura nga skena politike nga Kosova dhe rajoni, ndër ta edhe princi Leka II, kreu i PD-së, Lulëzim Basha, ai i BDI-së, Ali Ahmeti e të tjerë.

Me këtë rast presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndau dekoratën për 10- vjetorin e pavarësisë për të ndjerin Hilmi Haradinaj.

Ai tha se me vdekjen Hilmi Haradinajt ne mbetëm pa një luftëtar dhe veteran të jashtëzakonshëm të lirisë të Kosovës.

"Bacin Hilmi e njoha qysh në fillimet e para të UÇK-së, në vitin 1996. Më herët, përmes Kadri Veselit e kisha njohur Luanin. Ju humbët një bashkëshort, një baba dhe një gjysh të jashtëzakonshëm. Ne mbetëm pa një njeri me zemër të madhe. Ai nuk u dorëzua edhe përballë sfidave. Ai përballoi padrejtësitë e burgosjes së bijve të tij. Ishte njeri me vlera, burrë i Dukagjinit, i Kosovës dhe gjithë shqiptarisë", tha ai.

Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj, tha se me humbjen e të atit ndjejnë dhimbje të gjithë bashkëluftëtarët.

"Sot e kemi të vështirë familja, e kemi të vështirë bashkëluftëtarët. Ndarja nga baba ynë ka shumë porosi dhe shumë ndjenja. Por ajo që është me rëndësi është se njerëzit që besojnë në të drejtën e tyre krijojnë vlera të reja", u shpreh ai.

Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Hilmi Haradinajt, tha se asnjëherë nuk do të ndahet nga ai, porse do të përkushtohet që ta çojë në fund amanetin e tij.

“Sot vij për të ndarë respektin dhe dhimbjen e thellë me familjen Haradinaj. Por nuk vij të ndahem me Hilmi Haradinajn. Vij këtu me përgjegjësinë e madhe për ta çuar deri në fund amanetin e tij të qartë", u shpreh Basha.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se Hilmi Haradinaj do të jetë gjithmonë në historinë e popullit shqiptar, si një njeri fjalëpak dhe shumë i madh.

Haradinaj në varrimin e babait: E kemi të vështirë gjithë familja e bashkëluftëtarët

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj Ramush Haradinaj në mbledhjen komemorative për vdekjen e babit të tij, Hilmi Haradinaj ka thënë se e kanë të vështirë familjarët, e të gjithë ata që e kanë njohur atë.

“Sot e kemi të vështirë familja, e kemi të vështirë bashkëluftëtarët dhe kushdo që e çmon lirinë që po ndahemi prej një luftëtari të shquar për lirinë tonë, të shqiptarëve dhe të gjithëve që bashkëjetojnë me shqiptarë”, ka thënë ai.

“Babai ynë nga një shqiptar i zakonshëm arriti me krijuar njerëz që e duan lirinë, ne do `ti mbetemi besnik lirisë tonë”, ka thënë ai.

Me nderime shtetërore varroset Hilmi Haradinaj

I është dhënë lamtumira e fundit Hilmi Haradinajt, babait të dëshmorëve Luan e Shkëlzen Haradinajt.

Hilmi Haradinaj është varrosur në varrezat e Kompleksit Memorial ‘Dëshmorët e Kombit’ në Gllogjan.

Homazhet për Hilmi Haradinajn nisën në ora 11 para Kullës në Gllogjan të komunës së Deçanit teksa është mbajtur edhe ceremonia mortore, tubimi i hapur komemorativ para kullës së dëshmorëve.

Babai i kryeministrit vdiq pasi qëndroj disa ditë i shtrirë në spital. Shumë njerëz, personalitete të ndryshme kanë zgjedhur që në forma të ndryshme të përkujtojnë atë teksa në homazhet dhe varrimin e sotëm mijëra njerëz kanë qëndruar në Gllogjan.

Homazhet për Hilmi Haradinajn në fotografi

Në Glloxhan të Deçanit po mbahen homazhe për Hilmi Haradinajn, babain e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Shumë personalitete, politikanë  e zyrtarë publikë janë mbledhur për ti dhënë lamtumirën e fundit Hilmi Haradinajt.

Haradinaj vdiq dje pas luftës së gjatë me sëmundjen dhe për vdekjen e tij kanë ngushëlluar liderët shtetërorë.

Kallxo ju sjell fotografi të homazheve për Hilmi Haradinajn para varrimit që pritet të bëhet në orën 14.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat