Hoxha: Jemi në prag të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës

Aktuale

Hoxha: Jemi në prag të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 12:34
Dhurata Hoxh

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në interpelancën në Kuvend rreth zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) për tremujorin e fundit 2017 dhe tremujorin e parë të vitit 2018 tha se procesi i integrimit evropian është karakterizuar me një dinamikë progresive viteve të fundit.

Hoxha para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se kjo marrëveshje ndërkombëtare është më e rëndësishmja dhe më gjithëpërfshirësja që ka lidhur ndonjëherë Kosova dhe ka vendosur kornizën e marrëdhënieve tona me shtetet anëtare të BE-në dhe institucionet e saj.

“MSA ka hyrë në fuqi, duke krijuar nga një anë obligimet kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së, dhe nga ana tjetër duke përfaqësuar themelet e anëtarësimit tonë në BE. Jemi në prag të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Kosova tani më është pjesë e Programeve të BE-së në nivelin e barabartë me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. BE-ja dhe Kosova kanë dakorduar asistencë zhvillimore për të përkrahur sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies qytetarëve në vlerë prej 645 milion euro për periudhën 2014-2020”, theksoi ministrja.

Hoxha tha se mekanizmat dhe afatet zyrtare për reformat që në mënyrë progresive do ta përafrojnë Kosovën me standardet e BE-së, do të krijojnë stabilitet politik e institucione demokratike, dhe do ta bëjnë ekonominë e saj të integruar në BE dhe të aftë për të përballuar forcat e tregut dhe presionin e konkurrencës brenda tregut të brendshëm të BE-së.

“MSA mbulon të gjitha sferat e qeverisjes, në kuadër të 144 neneve, të ndarë në dhjetë tituj, si dhe në shtatë shtojca, pesë protokolle dhe një deklaratë të përbashkët”, theksoi Hoxha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat