Thaçi në prag të takimit me Vuçiq: Serbia do të japë përgjegjësi për krimet në Kosovë

Aktuale

Thaçi në prag të takimit me Vuçiq: Serbia do të japë përgjegjësi për krimet në Kosovë

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 12:55
Hashim Thaçi

Të dielën President i Kosovës, Hashim Thaçi do të udhëtojë për në Bruksel ku do të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në fushatën “Bëhu zëri im” që synon përkrahjen për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Thaçi ka thënë se Serbia jo të japë një ditë përgjegjësi për krimet e kryera.

“I dimë të gjithë krimet që Serbia i ka bërë në Kosovë dhe herëdokur do të japë përgjegjësi për to”, ka thënë Thaçi.

“Dhuna seksuale u përdor si praktik çnjerëzore e luftës. U munduan të na nëpërkëmbin dhe turpërojnë. Ato nuk janë fajtore për atë që ju ka ndodhur, ato janë viktima”.

“Ato kanë nevojë për përkrahjen e institucioneve. Edhe pse Kosova njihet për aktivitete për rritjen e ndërgjegjësimit publik, duhet bërë më shumë që t’i jepet fund dhunës seksuale. Nderi dhe dinjiteti i tyre duhet të kthehet përmes dinjitetit dhe forcës për besim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat