"Thaçi ndalet vetëm me protesta"

Aktuale

"Thaçi ndalet vetëm me protesta"

Nga: H.O. Më: 20 qershor 2018 Në ora: 06:59
Hashim Thaçi

Profesor, doktor Binak Maxharraj në një postim të tij në Facebook shkruan se Presidenti Hashim Thaçi mund të ndalet vetëm më protesta për të mos udhëhequr më tutje dialogun në Bruksel.

Profesor Maxharraj shkruan se të gjitha përpjekjet e opozitës për të ndaluar përfaqësimin e Kosovës në Bruksel janë të kota, pasi një gjë e tillë bëhet vetëm duke protestuar në rrugë, duke i treguar edhe Brukselit se Thaçi nuk ka mandate të dialogoj me Serbinë.

Postimi i plotë:

THAQI NDALET VETEM MË PROTESTA?!

Presidenti i Kosovës Hashim Thaqi sot e mori ftesën nga Federica Mogherini për vazhdimin e dialogut me Serbin.Sot Opozita dhe një pjesë e pozitës(Nisma) mbe-ten më gishta n’gojë.Opozita dhe Nisma qe sa muaj banë zhurmë rreth asaj së Presidenti Hashim Thaqi nuk mund te udheheq metutje këtë dialog për shkak te përformancës së tij te dobet te deritashem duke i sjellë shtetit Mareveshje te damshme siç ishte Demarkacioni dhe Asociacioni.Ata u treguan shumë te zhurshëm nëpër media,portale,nëpër tyreza dhe ne konferenca për media por pa sukses sepse Presidenti as qe ua vente veshin këtyre klidhjeve shtërpë te opozitës.

Nuk mund te ndalët Thaqi me zhurmë tryeza dhe konferenca shterpë për shtypë,por për te ba një gjë te këtillë duhet të protëstoi në rrugë,për ti tregue edhe Brukselit së Presidenti Hashim Thaqi nuk e ka mandatin te diagoloj me Serbin ne fazën përfundimtar,nuk e ka pajtimi e te gjitha subjekteve politike,nuk ka unitet te plotë në vend qe ai te diagoloj edhe më tutje pa një unitet te plotë dhe pa pelqimin e Kuvendit te Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat