Gecaj: Vendimi për pagat mund të shqyrtohet nga gjykatat tjera, përveq asaj Kushtetuese

Aktuale

Gecaj: Vendimi për pagat mund të shqyrtohet nga gjykatat tjera, përveq asaj Kushtetuese

Nga: H.O. Më: 20 qershor 2018 Në ora: 10:00
Bajram Gecaj

Lëvizja Vetëvendosje po paralajmëron kallëzim penal ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave. Deri më tani kjo parti nuk ka ndërmarrë një vendim të tillë, derisa pritet në ditët në vazhdim.

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj thotë se ky vendim për rritjen e pagave mund të shqyrtohet nga gjykatat tjera, përveq asaj Kushtetuese.

“Unë besoj se vendimi do të mund të shqyrtohej në gjykatë tjera, pos asaj kushtetuese, pasi që është e qartë se do të duhej të përbënte shkelje, sepse nuk ka asnjë logjikë që qeveria të mund t'ia rrisë pagën vetvetes. Ky veprim është konflikt i pastër. Nëse, gjykatat nuk gjejnë shkelje në këtë vendim atëherë ose kemi mangësi ligjore në këtë aspekt ose kemi gjyqtarë të kontrolluar. Vetëm Kuvendi i Republikës së Kosovës do të duhej të kishte autorizime të tilla, pasi që në këtë mënyrë ndonjë qeveri e papërgjegjshme do të mund të rriste rrogat deri në nivele astronomike”, thotë Gecaj./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat