“Këtu fshihet diçka...”, pse Thaçi nuk ka guxim që të ballafaqohet sy me sy, ballë për ballë me Rifat Jasharin?

Aktuale

“Këtu fshihet diçka...”, pse Thaçi nuk ka guxim që të ballafaqohet sy me sy, ballë për ballë me Rifat Jasharin?

Nga: P.R Më: 20 qershor 2018 Në ora: 13:01
Hashim Thaçi dhe Rifat Jashari

Profesor, doktor, Binak Maxharraj, përmes një postimi në facebook, ka pyetur presidentin Thaçi, se a i ka mbetë ndonjë dekoratë për familjen  e Komandantit legjendar, Adem Jashari.

“Si është e mundshme z. President i Kosovës z. Hashim Thaçi të mos e dekoroni ne jubileun e parë te Pavarësisë së Kosovës këtë familje e cila më shumë së askush sakrifikojë për luftën, e cila me sakrificën e saj duke e faros gati krejt familjen ne luftë me ata qe ti sot po bisedon, po diagolon me kënaqësi cila me sakrificën e saj e ngriti ne këmbë terë Kosovën ne luftë kundër atyre me cilët ti sot po diagolon, si është e mundshme qe te mos e dekorosh këtë familje e cila e dha gati krejt gjakun e familjes për lirinë e Kosovës, të cilën familje e respekton dhe i përulët krejt Kosova e më gjerë”, ka shkruar Maxharraj, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

President, a mos të ka mbetë edhe ndonjë dekoratë për familjen Jasharaj?!

Është krejtësisht normale kur Presidenti i një vendi ndanë mirënjohje apo dekorata për personat më merita të veçanta si në luftë po ashtu edhe në paqe.

Image
Binak Maxharraj

Këtë vit, pra u mbushën 10 vjetë nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Presidenti Hashim Thaci për këtë ditë të veçantë vendosi te ndajë mirënjohje apo dekorata Presidenciale për merita te veçanta për disa njerëz. Këtu nuk ka asgjë të keqe, bile është mirë kur dekorohen personat e merituar. Por, sa ishin të qëlluar njerëzit te cilëve Presidenti iu ndau dakorata, sepse u dekoruan personat pa kurrfarë merite dhe kontributi qe duhej veçuar. Hiq Dekoratat presidenciale qe iu ndau Presidenti ish-presidentit historik Ibrahim Rugova dhe Hilmi Harajdinaj i cili vdiq këto ditë, dekoratat tjera te cilat i ndau Presidenti ishin shumë diskutabile, të kontestueshme sepse i dha me njoftuesi pa kurrfarë merite te veçantë, të cilat edhe u banë objekt kritikash nëpër media, shoqëri civile, etj. etj.

Si te shpjegohet rasti kur Presidenti e Dekoroi njërës të Klanit Pronto, me histori të dyshimtë, i përfolur për keqpërdorimin e mjeteve te diasporës dedikuar luftës, apo si të dekorohet njeriu i cili kurrë nuk ishte në luftë, por që u rrahë nga Ju pa pikë faji sepse ti mendoje se është spiun i Rugovës, e pa asnjë kontribut tjetër qe duhet veçuar pos formimit të një Partie të dështuar totalisht, apo si mund te dekorohet personi i cili ka hangër me dy lugë, herë andej herë këndej. Këto janë vetëm disa raste eklatante që Presidenti nuk do të duhej ta bënte dhe mu për këtë arsye u kritikua brutalisht nga të gjitha anët.

Në këtë kontekst është mirë qe me këto dekorata, u dekoruan dy familje ne zë, ajo e Ibrahim Rugovës dhe ajo e Hilmi Harajdinaj, dy familje qe kanë kontribuar shumë luftës dhe pas luftës. Por, por z. President si është e munduar ta harroni familjen e Adem dhe Hamëz Jasharaj, dy heronjve të kombit, që ta dekoroni me Dekoratën Presidenciale. Nuk e di a është harresë apo diçka tjetër?!.

Si është e mundshme z. President i Kosovës z.Hashim Thaci të mos e dekoroni ne jubileun e parë te Pavarësisë së Kosovës këtë familje e cila më shumë së askush sakrifikojë për luftën, e cila me sakrificën e saj duke e faros gati krejt familjen ne luftë me ata qe ti sot po bisedon, po diagolon me kënaqësi cila me sakrificën e saj e ngriti ne këmbë terë Kosovën ne luftë kundër atyre me cilët ti sot po diagolon, si është e mundshme qe te mos e dekorosh këtë familje e cila e dha gati krejt gjakun e familjes për lirinë e Kosovës, të cilën familje e respekton dhe i përulët krejt Kosova e më gjerë.

Çka nuk shkon këtu z. President, a mos të ka ofendu diçka kjo familje, çfarë nuk besoi kurrë, apo mos keni bë ju ndënjë mekatë ndaj kësaj familje te shenjët gjatë luftës apo pas luftës. Pse ky inat i Juaj ndaj kësaj familje që nuk ia shkelë as pragun e derës, kur pragun e kësaj shtëpie e kapërcejnë i madh e vogël nga krejt Kosova. Ju z President për çdo vjet vizitoni varrezat e dëshmorëve kombit në Prekaz  me shumë te tjerë, por kur ata te tjerët kthehen në Kullën e Jasharajve për një kafe dhe për një mallëngjim për këtë familje bujare dhe kreshnike me te cilën mburrët i tërë kombi, ju ia ktheni shpinën dhe ikni që andej.

Prapë, këtu diçka nuk shkon, ndemjet jush, është këtu diçka qe nuk shkon, nuk shkon sepse z. President ndoshta nuk e dekoruat këtë familje sublime, nga se nuk keni guxim dhe kurajo që të  ballafaqoheni  sy më sy, ballë për ballë, me të parin e kësaj familje Rifat Jasharin. Këtu fshihet diçka së për çka....unë nuk e di...

Por me siguri ti e dinë së cilat janë mëkatet e juaja ndaj kësaj familje qe po ia kthen shpinën, mbase historia do ta zbuloi një ditë. Mbetem me shpresu...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat