Historike për Thaçin është një copë më pak territor, integritet, sovranitet dhe liri!

Aktuale

Historike për Thaçin është një copë më pak territor, integritet, sovranitet dhe liri!

Nga: N. Sh Më: 20 qershor 2018 Në ora: 13:17
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se gjithmonë po dëgjohen frazat e njëjta të presidentit Hashim Thaçi për dialogun me Serbinë, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai shkruan në rrjetin social facebook se, historike për Thaçin përbënë një copë më pak territor, integritet, sovranitet, liri dhe zhvillim për vendin.

“Sa herë që flitet për dialogun me Serbinë, nga Hashim Thaçi dëgjohet e njëjta frazë, e cila flet jo vetëm për personin e tij, por edhe për veprimet e tij të dëmshme. Nga marrëveshja në marrëveshje, që lexohet nga koncesioni në koncesion për Serbinë, sa më historike që është cilësuar nga ai një ngjarje a marrëveshje, aq më i madh ka qenë dëmi për vendin”, shkruan ai.

“Ajo çfarë përbënë historike për Thaçin, është një copë më pak territor a integritet, sovranitet a funksionalitet, liri a zhvillim për vendin”, përfundon Adnan Rrustemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat