Deputetja e VV-së: Nuk kemi frikë nga dialogu por nga Hashim Thaçi

Aktuale

Deputetja e VV-së: Nuk kemi frikë nga dialogu por nga Hashim Thaçi

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 14:13
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje i është kundërpërgjigjur shefit të GP-së së PDK-së Memli Kransiqi, i cili tha sot se partitë politike nuk duhet t’i frikësohen dialogut me Serbinë.

Me këtë rast, Nagavci tha se LVV nuk frikësohet nga dialogu, por nga presidenti Thaçi.

“Dua ta bëj të ditur se LVV në asnjë moment nuk është frikësuar nga dialogu. Kemi besim të plotë te Brukseli dhe Uashingtoni. Por kemi frikë nga Thaçi”, deklaroi ajo.

Sipas saj, presidenti ka nënshkruar marrëveshje kundër kushtetutës së Kosovës.

Ajo më tej, ka thënë se gjersa po diskutohej sot në tryezën për dialog, Thaçi veçse ka vendosur ta drejtojë fazën finale të dialogut.

“Përderisa ne po diskutojmë kështu në tryezë dhe është temë gjithandej se kush duhet ta udhëheqë, qeveria tashmë e ka tërhequr platformën dhe Thaçi veç ka konfirmuar se do të marrë pjesë të dielën”, ka shtuar ai.

Kjo sipas Nagavcit, dëshmon qartë që qeveria ka mungesë të legjitimitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat