Propaganda kundër Kosovës, si dështoi Daçiq me Guinnea Bissaun dhe Ganën

Aktuale

Propaganda kundër Kosovës, si dështoi Daçiq me Guinnea Bissaun dhe Ganën

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 15:24
Fushata anti-Kosovë po e zbulon keq diplomatin serb.

Ivica Daçiq shpeshherë në paraqitjet e tij publike zhvillon propagandë të egër kundrejt shtetësisë së Kosovës. Madje ai, nuk heziton të thotë që po ia heq njohjet Kosovës me arsyetimin se shtetet po tërhiqen nga vendimet e tyre ndaj pavarësisë së shtetit më të ri. I ngjashëm ishte rasti me Guinea Bissaun dhe Ganën. Por, fushata e atij anti-Kosovë po e zbulon keq diplomatin serb.

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, po bën vazhdimisht fushatë kundër njohjeve të reja për Kosovën si dhe uljen e numrit të shteteve të cilat e kanë bërë një gjë të tillë.

Ai, më herët kishte paralajmëruar se numri i shteteve të cilat njohin pavarësinë e Kosovës, do të bije nën 100.

Daçiq, fillimisht, kishte deklaruar se shteti i Ganës e ka revokuar njohjen ndaj Kosovës. Por ambasadorja e këtij shteti e kishte demantuar edhe fizikisht shtetin e Serbisë pas raportimeve se Gana e ka bërë çnjohjen.

Kjo ambasadore, javë më parë, ka ardhur në Prishtinë, ku ka ka takuar Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi duke e vërtetuar atë se ky shtet vazhdon ta njeh pavarësinë e Kosovës dhe se nuk ka ndodhur asnjë tërheqje nga njohja.

Thaçi, i kishte pranuar letrat kredenciale të ambasadores Salma Frances Mancell, ambasadore jo-rezidente e Republikës së Ganës për Kosovë.

Megjithatë, Ministri i jashtëm, ngjashëm kishte deklaruan edhe për shtetin e Guinnea Bissau. 

Kishte thënë se edhe ky shtet ka vendosur që ta tërheq njohjen e Kosovës. Ndërkaq, dje, Kosova ka akredituar ambasador të saj në Guinea Bissau, shteti për të cilin Ivica

Daçiq, pas një fushate anti-Kosovë në Afrikë, thoshte se zyrtarisht ka tërhequr njohjen. 

Megjithatë zyrtare tashmë është vetëm akreditimi i ambasadorit të Kosovës në shtetin afrikan.

Si përgjigje ndaj kësaj, Kosova ka akredituar Ramadan Gashin ambasador të saj në Guinea Bissau. 

Akreditimi vjen pas një sërë raportimesh në medieve serbe se ky shtet kishte revokuar njohjen e Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat