Milaim Zeka “godet” ATK-në, publikon një mesazh të një biznesmeni

Aktuale

Milaim Zeka “godet” ATK-në, publikon një mesazh të një biznesmeni

Nga: D.RR Më: 20 qershor 2018 Në ora: 16:58
Milaim Zeka

ATK-ja ka reaguar ndaj fjalimit të Milaim Zekës në Kuvendin e Kosovës, e për këtë është kundërpërgjigjur prap deputeti Zeka.

Ai në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar një shkrim të një biznesmeni shqiptar, i ardhur në llogarinë e Zekës.

Lexojeni më poshtë:

Përgjigje për reagimin e ATK se ndaj fjalimit tim ne Kuvend

Po ua publikoj vetëm një shkrim te një biznesmeni:

Përshëndetje z. Deputet
Sinqerisht te përgëzoj për këtë fjalim sot ne parlament.
Bravo...rasti i fundit nuk me intereson shumë po ato tjerat qe i ceke sa I përket investimeve nga jashtë, dogana, ATK plotësisht ke te drejt. E kërkon rimbushim po...veç pas 2 jave vin edhe ëc sholen ta kontrollojnë qe e përdor ne shpi. Ne biznesmenët kurrë nuk mundemi me ngrit zërin se pësojmë shumë keq. 
Ishalla po drejtohemi naj dit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat