Ish mjeku i UÇK-së, Liri Loshi i është lutur zotit që t`i bëjë të mençur presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.
Po ashtu, në postimin e tij në Facebook është lutur që t`i ndihmoj “Avdullahun dhe Albinin t’i forcojnë eshtrat e tyre të butë me qumësht dhie!”
Postimi i plotë:
LUTJE
Qo Zot mend aty ku s’ka! Bëri o zot te mençur e të ditur edhe Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn! Ndihmo o zot opozitën e cuklaftë të Kosovës! Ndihmo Avdullahun dhe Albinin t’i forcojnë eshtrat e tyre të butë me qumësht dhie! Në të kundërtën, mbroje o Zot popullin dhe shtetin e Kosovës nga te paditurit e fuqishëm si Hashimi, Ramushi&company! Amen!