Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka vlerësuar vendimin e Ministrisë së Financave për uljen e mëditjeve për udhëtime zyrtare në Qeverinë e Kosovës.
Për më tepër, në postimin e tij në Facebook, Krasniqi ka sugjeruar që të bëhet edhe reduktimi i grupeve punuese jashtë vendit, të mos jepet mëditja kur shpenzimet mbulohen nga organizatorë, si dhe të jetë numri i kufizuar i delegacioneve.
Postimi i plotë:
Lajm i mirë vendimi për uljen e mëditjeve të udhëtimeve zyrtare jashtë vendit.
Çfarë duhet të bëhet shtesë është:
1. Të reduktohen në maksimum punëtoritë/grupet punuese jashtë vendit, që më shumë i ngjajnë vizitave turistike.
2. Të mos ndahen mëditje për raste kur shpenzimet mbulohen prej organizatorëve të tjerë, që nuk janë institucionet e Kosovës;
3. Delegacionet të jenë të kufizuar në numër, të marrë pjesë vetëm stafi i nevojshëm.