Albin Kurti në shtëpinë e Isa Mustafës?

Aktuale

Albin Kurti në shtëpinë e Isa Mustafës?

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 18:18
Isa Mustafa/ Albin Kurti

Dy liderët e partive më të mëdha opozitare në vend, Albin Kurti e Isa Mustafa e kanë patur sot një takim një orësh.

Burimet e mediave mësojnë se Kurti ka shkuar në shtëpinë e Mustafës në mesditën e sotme duke zhvilluar një takim një orësh me të.

Nuk dihet cila ka qenë tema e takimit, por me shumë gjasa mund të jetë diskutuar ndonjë bashkëpunim mes dy partive në idenë e përbashkët për rrëzimin e qeverisë.

Kurti ishte pjesë e VLAN-it së bashku me Isa Mustafën e LDK-së, por që ky koalicion doli të jetë i dështuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat