Milaim Zeka tregon të vërtetën për ministrin: “Hipokrizi”, ja kush është Bedri Hamza?

Aktuale

Milaim Zeka tregon të vërtetën për ministrin: “Hipokrizi”, ja kush është Bedri Hamza?

Nga: N.Sh Më: 22 qershor 2018 Në ora: 20:33
Bedri Hamza / Milaim Zeka

Deputeti i Kosovës nga radhët e Nismas Socialdemokrate, Milaim Zeka thotë se, Bedri Hamza ka qenë gjithmonë i ndershëm, parimor dhe i zgjuar, shkruan gazeta “Bota sot”.

Pas vendimit të ministrit Hamza që mos të pranoj pagën me rritje, sipas Zekës disa e kanë lavdëruar por ka pas edhe të atillë që e kanë quajtur “hipokrizi” dhe “marketing politik”.

Zeka tutje thotë se ministrin Hamza e njeh që nga shkolla e mesme, dhe nuk i hanë “palla” për PDK-në para interesit të Kosovës.

Ja postimi i plotë i deputetit Zeka:

Sa veshtire ashte me kane njeri + shqiptar

Bedri Hamza, minister ne qeverin e Kosoves, ka refuzuar ta marre rrogen me ngritje, ashtu qysh ka vendosur qeveria Haradinaj.

Ne vend qe te lavdrohet ky gjest, per fatin e zi te Kosoves, disa po e quajne “hipokrizi”, disa “marketing politik”!

Une e njohe Bedrine qe nga shkolla e mesme. Ka qene gjithemone i ndershem, parimor dhe i zgjuar.

Ju garantoje se Bedri Hamzes nuk i hane palla per PDK-ne para se interesi i Kosoves, dhe kursimi i parase publike. Madje, ky minister, pas kritikave dhe thirrejeve te mia publike per ndryshimin e rregullores te UNMIK ut, ky zhvatesit e parase publike, ministra, zv ministra, deputet e zyrtare te tjere, te vegjel e te medhenje, gerryenin parane e popullit neper vendet e rajonit, ka nxjerre nje rregullore ku i zvogelon keto rrafsh me 50 %.

Po te mos ishin frenat e Bedri Hamzes, kjo qeveri moti e kish thy qafen. Bedri Hamza duhet me qene model per çdo minister dhe zv minister, e jo te sulmohet per gjestin e tije te jashtezakonshem!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat