Sot do të mbahet takimi në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Në këtë takim do të marrin pjesë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Zyrtari i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi shkruan në Facebook se sot në Bruksel Thaçi ka synimin për mbijetesën e tij politike, ndërsa Vuçiç si ta pamundësojë mbijetesën e Republikës së Kosovës.
“Sot në Bruksel, Hashimi është me synimin: mbijetesën e tij politike, ndërsa Vuçiqi se si ta pamundësojë mbijetesën e Republikës së Kosovës”, shkruan ai.