Zemaj: LDK-ja do të jetë krenare gjithmonë me Hajzer Krasniqin

Aktuale

Zemaj: LDK-ja do të jetë krenare gjithmonë me Hajzer Krasniqin

Nga: H.O. Më: 24 qershor 2018 Në ora: 18:47
Foto arkiv

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka ngushëlluar për vdekjen e ish kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Hajzer Krasniqi.

Zemaj shkruan në Facebook se LDK-ja do të jetë krenare gjithmonë me punën dhe angazhimin e tij.

Zemaj ka publikuar edhe një foto nga arkivi, kur në sheshin në Vushtrri ishte vendosur të barte emrin e heroit Ahmet Krasniqi.

Postimi i plotë:

Me pikëllim kuptuam lajmin për ndarjen nga jeta të prof. Hajzer Krasniqit. Baca Hajzer ishte i dashtun, i respektuar dhe njeri i urtë me vyrtyte të një patrioti të pashembullt për lirinë e Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës gjithmonë do jete krenare me punen dhe angazhimin tuaj, gjeneratat e reja do të kujtojnë dhe nderojnë ashtu siç ishe ti i nderuar, mbi të gjitha do të marrin shembull për urtësin, atëdhedashurin dhe përkushtimin tuaj për të miren e vendit.

P.S

Kur e realizuam këtë foto ishe me shumë se i gezuar, sheshi në Vushtrri do bartë emrin e Heroit Ahmet Krasniqi. Armend bac, “Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Kolonel Tahir Zemaj janë në zemren dhe shpirtin tim”.

Lamtumirë Profesor. Pusho i qete se bashku me ata që i deshte dhe që punove për lirin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat