Thaçi: Duhet të jemi të bashkuar

Aktuale

Thaçi: Duhet të jemi të bashkuar

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 23:38
Pamje nga takimi Mogherini, Thaçi dhe Vuçiq

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se në këtë periudhë të rëndësishme për vendin tonë, ne duhet të jemi të bashkuar, pasi vetëm kështu mund të bëhet realitet vizioni për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe OKB.

Ai në një postim në Facebook shkruan se takimi i parë i fazës së fundit të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ishte i vështirë, por i domosdoshëm për tejkalimin e konfliktit shekullor.

“Me gjithë dallimet e mëdha, ne u pajtuam që t’i intensifikojmë takimet e përbashkëta në përpjekje për t’i zgjidhur njëherë e përgjithmonë çështjet e hapura ndërmjet dy shteteve tona”, shkruan kreu i vendit, sipas të cilit marrëveshja përfundimtare për normalizimin e plotë të raporteve Kosovë-Serbi është në interesin e dy vendeve, paqes dhe stabilitetit në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat