'Takbir ederiz' - Thaçi e uron turqisht Erdoganin

Aktuale

'Takbir ederiz' - Thaçi e uron turqisht Erdoganin

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 23:52
Erdogan- Thaci

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për rizgjedhjen e tij në krye të Turqisë.

Madje, homologun e tij, Thaçi e ka uruar edhe turqisht. 

Por, duket se ai e ka shkruar gabimisht urimin turqisht, duke përdorur 'takbir' në vend të 'tabrik'.

Këtë e kanë vërejtur edhe përdoruesit e rrjetit social Twitter, ku ai e ka shkruar urimin për Erdoganin.

Thaçi i ka thënë Erdoganit se e mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit të mirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si dy aleatë strategjikë në të gjitha fushat.

“Urime Presidentit të Turqisë @RT_Erdogan – Takbir ederiz! E mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit të mirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Dy vendet tona janë aleatë strategjikë në të gjitha sferat”, ka shkruar Thaçi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat