‘Qumili’ mungon në gjykimin për konfliktin me motrën

Aktuale

‘Qumili’ mungon në gjykimin për konfliktin me motrën

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 12:02
Nga gjykimi ndaj Sevdai Radogoshit

Seanca gjyqësore ndaj humoristit kosovar Sevdai Radogoshi në Gjykatën Themelore në Gjakovë është shtyrë për shkak të mungesës së tij.

Sot ishte planifikuar të mbahej vazhdimi i shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale kundër të akuzuarit Sevdai Radogoshi, i njohur në opinion si “Qumili”..

Humoristi i njohur si Qumili akuzohet për shkak të veprës penale lëndim i lehtë trupor.

Prokurori Enis Gashi tha që nuk ka kushte për mbajtjen e gjykimit.

Në seancë kishte ardhur mjeku ligjor Naim Uka dhe e dëmtuara Floranta Radogoshi, e cila është motra e të akuzuarit.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë në bazë të së cilës Radogoshi akuzohet për lëndim të lehtë trupor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat