Shqiptarët nisin mbledhjen e parave për të paguar dënimet për “shqiponjat”

Aktuale

Shqiptarët nisin mbledhjen e parave për të paguar dënimet për “shqiponjat”

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 20:38
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri

Është hapur një fond ku kanë nisur të grumbullohen paratë për të paguar dënimet e tre futbollistëve të Zvicrës: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Stephan Lichststeiner.

Tre futbollistët u gjobitën me gjithsej 25 mijë franga nga FIFA për shkak të festës me shqiponja në fitoren 2 me 1 ndaj Serbisë.

“Kjo kampanjë është për lojtarët e kombëtares së Zvicrës: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Stephan Lichsteiner.

FIFA i gjobiti si në vijim:

Xhaka – 10000

Shaqiri – 10000

Lichststeiner – 5000

Për festën në fitoren e tyre duke bërë shqiponjën shqiptare.

Ata sollën kënaqësi e lumturi te të gjithë zviceranët dhe shqiptarët në gjithë botën, ju lutem ndaluni një moment dhe përkrahni.

Nëse Federata e Futbollit të Zvicrës nuk e pranon fondin, ne do t’i dhurojmë të gjitha paratë në një organizatë humanitare që ata zgjedhin”, shkruan në përshkrim.

Deri tani janë grumbulluar mbi 1000 dollarë nga gjithsej 25 mijë të synuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat