Thaçi dhe Vuçiq kthehen në Bruksel për 14 ditë!?

Aktuale

Thaçi dhe Vuçiq kthehen në Bruksel për 14 ditë!?

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 09:11
Hashim Thaçi, Federica Mogherini dhe Aleksandar Vuqiç

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka gjasa të takohet përsëri në Bruksel për dy javë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Kështu shkruan media serbe, e cila raporton se këto informata iu konfirmuan në zyrën e presidentit serb.

Vazhdimi i dialogut në një periudhë kaq të shkurtër praktikisht do të thotë intensifikim i procesit për të cilën gjë pas takimit të së dielës në Bruksel, foli shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

“Ka ende shumë punë përpara Serbisë, shumë çështje të hapura në tryezë dhe përfaqësuesit e Evropës do të vijnë në Beograd më intensivisht, por delegacioni serb do të udhëtojë edhe më shumë në Bruksel. gjërat do të zgjidhen me një marrëveshje të përbashkët, me miratimin e të gjitha palëve, pëlqimi i të cilëve është i nevojshëm “, raporton më tej kjo gazetë.

Me takimin e së dielës në Bruksel,  Thaçi dhe Vuçiq vazhduan negociatat pas një ndërprerjeje tre mujore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat