"Thaçi iu dorëzua Serbisë në Rambuje, në ndarjen e Mitrovicës, me pakon e Ahtisarit.."

Aktuale

"Thaçi iu dorëzua Serbisë në Rambuje, në ndarjen e Mitrovicës, me pakon e Ahtisarit.."

Nga: H.O. Më: 26 qershor 2018 Në ora: 09:37
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Përfaqësuesit e dy shteteve, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq janë takuar për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, gjatë ditës së dielë. Ata janë takuar me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini.  Pas takimit, secili nga ta dha versionet e veta, mirëpo asnjëri nuk tregoi qartazi se si përfundojë takimi i së dielës.

Megjithatë, Presidenti Thaçi në një intervistë për mediat ndërkombëtare kishte sqaruar se për çfarë po përpiqen në këto takime. Thaçi kishte deklaruar se po bënë përpjekje të arrijë paqe me Serbinë në këtë dialog, dhe të përfundojë me fitues-fitues.

Image
Drita Millaku

Deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku thotë se dialogimi pa miratimin e Kuvendit dhe paralajmërimi për përfundimin ‘fitues-fitues’, tregon se dialogu do të jetë në disfavor të Kosovës.

“Shkuarjen në dialog me insistim pa miratimin e Kuvendit dhe paralajmërimi për përfundim të dialogut me fitues-fitues tregon se epilogun e bisedimeve e kemi në disfavor të Kosovës për arsye se ky njeri Kosoven e ka monedhë kusuritjeje për t’i mbuluar të bëmat e veta”, vlerëson ajo.

Deputetja Millaku thotë më tutje, se Presidenti Thaçi është dorëzuar tashmë disa herë para Serbisë.

“Hashim Thaçi i është dorëzuar Serbisë në Rambuje.Thaçi i është dorëzuar Serbisë me demilitarizimin e UÇK-së, Thaçi i është dorëzuar Serbisë me ndarjen e Mitrovicës, Thaçi i është dorëzuar Serbisë me pakon e Ahtisarit, Thaçi i është dorëzuar Serbisë me krijimin e Listës serbe”, thotë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat