Lajm i mirë: Qeveria zbulon datën e liberalizimit të vizave

Aktuale

Lajm i mirë: Qeveria zbulon datën e liberalizimit të vizave

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 14:03
Ilustrim

Komisioni Evropian gjatë kësaj jave pritet ta japë rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, ndërkohë Qeveria e Kosovës është optimiste në lidhje me këtë çështje.

Këshilltari i kryeministrit për media, Halil Matoshi në një prononcim për lajmi.net ka thënë se raporti i Komisionit Evropian (KE) lidhur me liberalizimin e vizave pritet të jetë pozitiv.

“Në bazë të veprimeve që janë ndërmarrë nga institucionet e vendit, rekomandimi i Komisionit për liberalizim do të jetë pozitiv” , ka thënë Matoshi.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm pa viza brenda gjashtë muajve.

“Liberalizimi i vizave do të ndodhë brenda gjashtë muajsh”, ka shtuar Matoshi.

Ai ka theksuar se përgjigja nga raporti për rekomandim pritet të jetë pozitive pasi që institucionet e vendit kanë punuar rreth kësaj çështje.

“Besimin tonë e mbështesim në punën e madhe që e kanë bërë institucionet e vendit, sidomos në sundimin e ligjit”, ka përfunduar Matoshi.

Theksojmë se zyrtarët e Bashkimit Evropian nuk kanë dhënë ndonjë datë se kur do të publikohet ky raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat