Gazeta “Bota Sot” është një medium që ka kalitur shijen e lexuesve shqiptar

Aktuale

Gazeta “Bota Sot” është një medium që ka kalitur shijen e lexuesve shqiptar

D. Bunjaku Nga D. Bunjaku Më 26 qershor 2018 Në ora: 16:43

Gazetari dhe njohësi i çështjeve politike në Maqedoni Hadi Osmani, njëherësh dhe koordinator për çështje ndëretnike në LSDM-Kumanovë, me rastin e 23 vjetorit të gazetës kombëtare  “ Bota sot” përmes faqes elektronike në facebook, ka uruar këtë medium, duke thënë se gazeta “ Bota sot” është  një botë e tërë e informacionëve shqiptare.

Ja postimi I plotë:

“Gazeta “Bota Sot” është një medium që ka kalitur shijen e lexuesit shqiptar. Duke ekzistuar në kohërat më të rënda dhe më të ndjeshme që përcollën shqiptarët në Ballkan, Bota Sot në vazhdimësi ishte medium që ka frymëzuar gjeneratat në frymën kombëtare. Edhe atë jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, Maqedoni, Luginë, Mal të Zi, e gjetiu. 
Kontributi i kësaj gazete për informimin e diasporës shqiptare është i pamohueshëm. Prandaj edhe çdo përvjetor i këtij mediumi, nuk është vetëm datë e rëndësishme për stafin e saj, por edhe për mbarë hapësirën mediale shqiptare. Uroj të pritni edhe shumë përvjetorë të suksesshëm”, ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat