Haradinaj: Interes i yni që ShBA ta manifestojë fuqinë e saj ekonomike në Kosovë

Aktuale

Haradinaj: Interes i yni që ShBA ta manifestojë fuqinë e saj ekonomike në Kosovë

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 16:53
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në Facebook ka thënë se vendimi i sotëm i Qeverisë, për krijimin e Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane në Gjakovë, i jep dimension të ri dhe perspektivë zhvillimore vendit,

Postimi i plotë i tij:

Është interes vital i yni që ShBA ta manifestojë fuqinë e saj ekonomike në Kosovë. Vendimi i sotëm i Qeverisë, për krijimin e Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane në Gjakovë, i jep dimension të ri dhe perspektivë zhvillimore vendit. Kosova po shndërrohet në adresë të fuqishme, ku do të frymojnë idetë dhe brendet amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat