A do të ketë referendum në Serbi për zgjidhjen me Kosovën?

Aktuale

A do të ketë referendum në Serbi për zgjidhjen me Kosovën?

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 21:32
Ministri i jashtëm në Serbi, Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm në Serbi, Ivica Daçiq tha se është shumë herët që të diskutohet nëse do të ketë një referendum për zgjidhjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një television serb ai deklaroi se së pari duhet të ketë marrëveshje në Bruksel, e pastaj të flitet për ndonjë referendum eventual.

“Kjo është shumë herët për të folur. Ekizston një mundësi për zgjidhje të qëndrueshme me Kosovën”, tha fillimisht ministri serb.

Ai edhe një herë theksoi qëndrimin e Serbisë, se janë të gatshëm për kompromis me Kosovën.

“Nëse duam një zgjidhje të qëndrueshme, kjo nuk bazohet në dëshirat e Prishtinës dhe Beogradit. Serbia është e gatshme për kompromis dhe do të bëjë gjithçka për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme”, deklaroi Daçiq.

Ministri serb bëri të ditur se diskutimet e nivelit të lartë mes dy shteteve do të vazhdojnë në korrik, kurse sipas tij do të vazhdojë edhe dialogu teknik.

Daçiq gjithashtu theksoi se zgjidhja ndërmjet dy shteteve duhet të jetë në përputhje me fuqitë e mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat