Pacolli: Shumë shpejt Kosova do të marr lajmin pozitiv për vizat

Aktuale

Pacolli: Shumë shpejt Kosova do të marr lajmin pozitiv për vizat

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 22:25
Behgjet Pacolli

Këshilli Evropian në një draft dokument të publikuar ka dhënë konkluzione pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë lidhur me hapjen e negociatave.

Këshilli i Europës planifikon që t’i hapë negociatat me këto dy vende në qershor të 2019.

Zëvendëskryeministri i Kosovës,njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar këto dy vende, derisa ka shkruar se edhe Kosova do të marrë lajmin pozitiv për liberalizimin e vizave shumë shpejt.

“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë për vendimin pozitiv për hapjen e negociatave. Edhe Kosova do të marrë lajmin pozitiv për liberalizimin e vizave shumë shpejt”, ka thënë Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat