Dedaj i përgjigjet Daçiçit: Ky njeri i Millosheviçit paska harruar se Serbia ka shkaktuar luftra në Ballkan

Aktuale

Dedaj i përgjigjet Daçiçit: Ky njeri i Millosheviçit paska harruar se Serbia ka shkaktuar luftra në Ballkan

Nga: H.O. Më: 27 qershor 2018 Në ora: 09:50
Ivica Dacic

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gjergj Dedaj në një postim të tij në Facebook i është kundërpërgjigjur deklaratës së Ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç. Ky i fundit kishte paralajmëruar rrezik në Ballkan dhe se për këtë fajtore është Kosova.

Dedaj shkruan se Serbia ka shkaktuar luftra dhe rreziqe në Ballkan, dhe të gjitha luftrat i ka humbur për shkak se ka luftuar për territore të huaja.

Postimi i plotë:

Daçiq paska paralajmeru rrezik ne Ballkan, shkak Kosova!

Ky njeri i Millosheviqit, paska harruar se eshte Serbia ajo qe ka shkaktuar luftra dhe rreziqe ne Ballkan dhe me gjere.

Fatmiresisht, te gjitha luftrat Serbia i ka humbur, nga fakti se ka bere luftra per territore te huaja, zgjerim te Serbise, dhe ka bere krime mbi popullatat civile joserbe, duke vrare edhe gra e femije!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat