"Asnjë marrëveshje nuk mund të falë apo amnistoj kriminelët e luftës"

Aktuale

"Asnjë marrëveshje nuk mund të falë apo amnistoj kriminelët e luftës"

Nga: H.O. Më: 27 qershor 2018 Në ora: 09:56
Bajram Gecaj

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj i pyetur se a duhet të përfundoj dialogu me Serbinë në paqe dhe të dyja shtetet të dalin fitues, duke llogaritur gjenocidin serb në Kosovë, siç ka deklaruar Presidenti Thaçi, ai thotë se krimet e luftës nuk harron e as nuk vjetërsohen. Andaj sipas tij, ato nuk mund t’i falë dhe as t’i amnistoj askush.

“Unë besoj që krimet e luftës janë kategori ligjore ndërkombëtare të cilat as nuk harrohen, as nuk vjetërsohen e as që përshkruhen. Prandaj asnjë marrëveshje nuk do të mund të fali apo të amnistoj kriminelët dhe krimet e luftës”, vlerëson Gecaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat