Dorëzohen kallëzime penale ndaj Serbisë për krime lufte

Aktuale

Dorëzohen kallëzime penale ndaj Serbisë për krime lufte

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 10:55
Kallëzimet janë dorëzuar respektivisht në Departamentin për krime Lufte që udhëhiqet nga Koordinatorja për krime lufte, prokurorja speciale Drita Hajdari.

(E plotësuar) - Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99, ka dorëzuar sot kontingjentin e pestë me kallëzime penale në Prokurorinë Speciale.

Përfaqësuesja e Grupit të Shoqërisë Civile, Mevlyde Mezini Saraçi bëri të ditur se janë mbi 150 kallëzime penale, të cilat sot i janë dorëzuar Prokurorisë Speciale në Prishtinë.

“Uroj që  këto kallëzime penale të marrin rrugën e drejtësisë dhe të dënohen kriminelët”, tha Mezini-Saraçi.

 Sipas saj, kallëzimet penale janë të pasura me dëshmi dhe të konkretizuara, të cilat deri tash së voni kanë qenë të fshehura.

 "Familjarët i kanë përshkruar personat me emra, me mbiemra, me pamje, me maska, kanë treguar kënd e kanë vrarë prej familjes kush i ka djeg shtëpia. Ka treguar se ushtria jugosllave ka qenë e përfshirë në pjesën  e bllokut të ri në Gjakovë në pjesën kufitare me Shqipërinë dhe kriminelët  serbë, të cilët kanë përdorur edhe gjuhën shqipe me maska për t’i vrarë bashkëqytetaret e tyre. Mendoj se ka mjaft dëshmi gjykata ka nevojë që ata të gjitha e kanë shkruar numrin personal mund të dëshmojnë", tha ajo.

Mezini-Saraçi  ftoi edhe komunat e tjera që të veprojnë njëjtë sikurse Gjakova.

"Sot kemi ardhur të dorëzojmë kontigjentin e pestë të kalëzimeve penale të kriminelëve serbë të cilët shëtisin në Serbi e në Kosovë. Nuk mjafton mobilizimi i Gjakovës sepse kriminelët kanë shëtitur gjithë Kosovën", tha ajo.

Pas dorëzimit të kallëzimeve penale, Saraçi u shpreh se beson që së shpeti do të shihen me kriminelët në Gjykatë, pasi që siç tha ajo, Prokuroria është  duke u marrë me rastet penale të paraqitura deri më tash.

Image

***

Pesë kallëzime penale ndaj Serbisë për krime lufte në Kosovë janë dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale.

Grumbullimi i dëshmive është bërë nga Grupi i Shoqërisë Civile të cilët kanë përgatitur kallëzimet kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99 në Kosovë.

Kallëzimet janë dorëzuar respektivisht në Departamentin për krime Lufte që udhëhiqet nga Koordinatorja për krime lufte, prokurorja speciale Drita Hajdari.

***

Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99, dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Kallëzimet penale do të dorëzohen në ora 11:00, kundër disa serbëve, në Prokurorinë Speciale- të Republikës së Kosovës, respektivisht në Departamentin për krime Lufte që udhëhiqet nga koordinatorja për krime lufte, prokurorja speciale Drita Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat