Haradinaj: Një ushtri e modeluar sipas kritereve të NATO-s aleat i besueshëm për siguri

Aktuale

Haradinaj: Një ushtri e modeluar sipas kritereve të NATO-s aleat i besueshëm për siguri

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 16:11
Ramush Haradinaj me udhëheqësit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), kryesuar nga drejtori, gjeneral Ralf Hoffmann

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me udhëheqësit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), kryesuar nga drejtori, gjeneral Ralf Hoffmann.

Në një postim në Facebook ai ka shkruar se me ta ka biseduar pwr tranzicionin e FSK-së, për domosdoshmërinë e vazhdimit të pranisë së NATO-s në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin tonë të rregullt në forcimin e institucioneve të sigurisë.

"Një ushtri e modeluar sipas kritereve të NATO-s, profesionale dhe gjithëpërfshirëse, do të jetë aleat i besueshëm e kredibil për siguri dhe paqe të qëndrueshme në rajonin tonë dhe më gjërë", ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat