Thaçi mban sot ligjëratë në Këshillin Evropian për Punë të Jashtme

Aktuale

Thaçi mban sot ligjëratë në Këshillin Evropian për Punë të Jashtme

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 17:26
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Paris, ku sonte do të mbajë një ligjëratë në “Këshillin Evropian për Punë të Jashtme” (ECFR), ku do të flasë për të arriturat dhe sfidat e Kosovës.

Kjo ligjëratë do të moderohet nga Sylvie Kauffmann e prestigjiozes franceze “Le Monde”.

Presidenti Thaçi do të përgjigjet edhe në pyetjet publike të audiencës së përzgjedhur, e cila përbëhet prej diplomatëve, përfaqësuesve shtetërorë, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe të jetës publike në Francë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat