Lajmi i fundit për anëtarin e LDK-së që u arrestua të dielen në Serbi

Aktuale

Lajmi i fundit për anëtarin e LDK-së që u arrestua të dielen në Serbi

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 17:29
Fahri Jusufi

Fahri Jusufi është arrestuar dhe po mbahet në Serbi që nga e diela që shkoi për një histori që familjarët thonë se daton që para 30 vitesh. E të njëjtët familjarë, sot për Metron kanë thënë se Serbia akoma po e mban në burgun e Kralevës Jusufin.

Sipas tyre, Jusufin nuk po e çesin para gjykatës për të vendosur rreth mbajtjes apo jo, pasi siç citojnë ata autoritetet serbe, për Jusufin ka vendim gjyqësor dhe vetëm duhet ta vuajë dënimin.

Familja e Jusufit që ka mbetur në hall, po thonë se anëtari i LDK’së ka për të vuajtur edhe një vit burg me kusht për një plagosje të vitit 1988.

Ata akuzojnë Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd se nuk po bëjnë asgjë për qytetarin e tyre që u arrestua që prej 4 ditësh në Rudnicë.Sidoqoftë, Jusufi që është anëtar i LDK’së në nëndegën e Tunelit të Parë po vazhdon të mbahet në burgun e Kralevës. Ndryshe, media raportoi se personi i arrestuar është 54 vjeçar dhe kishte qenë kandidat i LDK’së për asamble komunale në zgjedhjet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat