500 hektarë tokë për Zonën e veçantë Ekonomike Amerikane në Gjakovë

Aktuale

500 hektarë tokë për Zonën e veçantë Ekonomike Amerikane në Gjakovë

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Së shpejti investitorët amerikanë do ta kenë adresë investimi komunën e Gjakovës, pas vendimit të qeverisë për themelimin e Zonës së veçantë Ekonomike Amerikane në këtë qytet.

Për këtë vendim, i lumtur është shfaqur një ditë më herët vetë kryeministri si dhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, që e ka quajtur kapitull të ri për Gjakovën.

500 hektarë tokë janë ndarë për këtë zonë, që shtrihet në afërsi të Aeroportit të Gjakovës, pranë rrugës magjistrale Gjakovë-Prishtinë dhe afër autostradës së ardhshme të Dukagjinit.

Qytetarë të Gjakovës janë shprehur të lumtur për këtë vendim të qeverisë, ndërsa ka pasur të tillë që kanë shprehur shqetësimin për manipulime të mundshme. Ky vendim ka përplasur ashpër qeverinë me komunën e Vushtrrisë, komunë kjo që kishte dhënë e para propozimin për zonën ekonomike amerikane në këtë qytet.

Nënkryetari i Vushtrrisë, Besim Muzaqi, ka thënë se vendimi i qeverisë është politik e nuk është i bazuar në interesin e qytetarëve.
Thotë të mos ketë asgjë kundër komunës së Gjakovës, por një zonë e tillë në Vushtrri do të kontribuonte për të stabilizuar veriun.

Ai ka treguar se kur Vushtrria kishte bërë kërkesë për këtë zonë ekonomike të veçantë. Muzaqi ka kërkuar publikisht dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj, duke thënë se më shumë po punon për parti e shokë se për interesin e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat