Phillips i thotë këshilltarit të Vuçiqit se Kosova nuk është provincë por shtet që duhet ta njohin

Aktuale

Phillips i thotë këshilltarit të Vuçiqit se Kosova nuk është provincë por shtet që duhet ta njohin

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 12:51
David Phillips, i është kundërpërgjigjur një deklarate të këshilltarit të presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Ekspertit i politikës së jashtme, David Philips, iu përgjigj këshilltarit të Vuçiqit në një konferencë për Ballkanin Perëndimor në Londër, ku këshilltari i Vuçiqit tha se Serbia nuk do të njohë asnjëherë Kosovën.

Në një konferencë të mbajtur në Londër, drejtori i Programit për Paqen në Universitetin Columbia, David Phillips, i është kundërpërgjigjur një deklarate të këshilltarit të presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Këshilltari tha se nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe se ulen në tavolinë në Bruksel për të arritur një kompromis që nuk e përfshin njohjen.

“Serbia kurrë nuk do ta njoh shpalljen e njëanshme të pavarësisë e të ashtuquajturës Kosovë, por jemi të gatshëm për kompromis që nuk e përfshin njohjen”, tha ai.

Phillips ia hapi veshët mirë këshilltarit të Vuçiqit. Ia kujtoi se Kosova është shtet dhe se nga tavolina në Bruksel Kosova dhe Serbia duhet të dalin me njohje të dyanshme.

“Këto negociata mes Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kosovës duhet të vazhdojnë dhe Kosova duhet të anëtarësohet në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare”.

Po ashtu, ai tha se Serbia më asnjëherë nuk duhet ta shohë Kosovën si provincë autonome sepse në bisedime në Bruksel ka përballë një shtet sovran dhe jo një provincë.

“Duhet të ketë njohje të dyanshme dhe Serbia nuk duhet ta shohë Kosovën si provincë të saj sepse nuk është. Kosova duhet të njihet si shtet i pavarur dhe sovran. Fundi duhet të sjellë njohjen”, tha Phillips.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat