Thaçi jep detaje për takimin e fundit në Bruksel: Nuk do të ketë vija të kuqe me Serbinë

Aktuale

Thaçi jep detaje për takimin e fundit në Bruksel: Nuk do të ketë vija të kuqe me Serbinë

Nga: Bota sot Më: 28 qershor 2018 Në ora: 17:01
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka pranuar se Kosova nuk do të mund të kushtëzojë dialogun me Serbinë, me asnjë temë. Kësisoj, sipas tij, as Serbia nuk mund të bëjë një gjë të tillë.

Thaçi, që ka dalë në një konferencë për media pas kthimit të tij nga Brukseli, ku ka nisur atë që po cilësohet si faza e fundit e dialogut mes Kosovës e Serbisë, ka thënë se do të negociohen vetëm tema për të cilat do të dakordohen të dy palët.

“Për sqarim, nuk do të ketë vija të kuqe sikurse se ka pasur nga Grupi i Kontaktit në bisedimet e Vjenës, do të elaborohen vetëm tema për të cilat pajtohen dy palët si mundësi që dërgon drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare, nuk do të ketë marrëveshje tjetër të përkohshme, palët nuk do të lejohet të kushtëzojnë negociatat dialogun me këtë apo atë çështje”, ka thënë Thaçi.

Për faktin se ai nuk ka mandat nga Kuvendi i Kosovës për të udhëhequr këtë fazë të negociatave, Thaçi është përgjigjur se “ai është zgjedhur president i vendit nga Kuvendi i Kosovës”.

“Jam duke zhvilluar takime intensive, të nevojshme e të sinqerta edhe me faktorë ndërkombëtarë që Kosova të jetë e përgatitur dhe e përgjegjshme për marrëveshjen përfundimtare”, tha ai, duke shtuar se negociata të jetë e fundit me Serbinë.

Thaçi edhe në Prishtinë ka ripërsëritur atë që e ka thënë edhe në Bruksel, se me këtë fazë finale synohet arritja e një marrëveshje ligjërisht ndërkombëtarisht obliguese për të gjitha palët.

“Ka më shumë se dy dekada që Kosova ka kërkuar dialog si mjeti i vetëm për të zgjidhur kontestet e hapura në konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë gjithë këtij procesi Kosova ka qenë e hapur për çdo takim dhe iniciativë për të mirën e jetës së qytetarëve”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se i tillë ka qenë edhe në takimin e fundit.

I pari i vendit ka thënë se “ky ishte vetëm takimi i parë fillestar, dhe në takimet në javët dhe muajt e ardhshëm do të diskutohet për substancën e marrëveshjes”. Ka thënë se në takimin e parë është folur vetëm për kornizën e marrëveshjes, derisa palët presin nga Mogherini ftesën për takimet e ardhshme.

Sipas tij, në Kosovë të gjithë janë pro dialogut, derisa ka përmendur shoqërinë civile, mediat e akademikët.

“Është thelbësore që konsensusi politik të arrihet sa më shpejt, sepse koha po ecë e ne nuk mund të ndalemi”, ka thënë ai, teksa ka shtuar se partitë janë duke negociuar për ët gjetur modalitetet e përfshirjes në dialog.

Thaçi ka thënë se kjo fazë do të jetë transparente.

“Jam i gatshëm që të raportojë para Kuvendit, qeverisë dhe qytetarëve. Tek e fundit marrëveshja do të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Sipas Thaçit, bisedimet, ashtu siç kanë filluar, pret që të jenë të rënda dhe të vështira.

“Është një konflikt më shumë se një shekullor. Synimi jonë është që të bëhemi anëtar i OKB-së, për të përshpejtuar anëtarësimin tonë edhe në organizma tjerë, përfshirë NATO-n. Në fund duhet të ndodhë njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, në të kundërtën dialogu do të ishte i pakuptimtë”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka përmendur në mënyrë të veçantë përkrahjen e SHBA-së në këtë proces, ndërsa ka thënë se shtetet anëtare të BE-së janë më të interesuara më shumë se kurdoherë për arritjen e marrëveshjes si një kusht për anëtarësimin e Kosovës dhe të Serbisë në BE.

“Procesi i dialogut do të jetë transparent dhe do të udhëhiqet nga institucionet. Unë ju siguroj se do të mbrojë interesin e vendit, ashtu siç kam bërë gjithë jetën time. Është një mundësi që nuk guxojmë ta humbim”.

Demarkacioni me Malin e Zi, tha ai, është fakti më i mirë që nuk duhet të ndodhë në Kosovë.

“Nuk kemi kohë për të humbur, s’kemi kohë për debate të thata, duhet fokusuar në dialog, marrëveshjet e arritura në Bruksel duhet të kalojnë në Kuvend”, tha tutje.

Image

Thaçi: Nuk do të ketë vija të kuqe me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë një konferencë për media ka thënë se nuk i përjashton marrëveshjet me shtetin serb në fazën finale të bisedimeve

Thaçi ka shtuar se nuk do të ketë vija të kuqe në marrëveshjet me Serbinë sikurse grupi i Kontaktit në Vjenë.

Presidenti gjithashtu ka theksuar se nëse nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë, do të mbetemi si shteti i Palestinës.

“Nuk do të ketë vija të kuqe në marrëveshjet me Serbinë sikurse Grupi i Kontaktit në Vjenë, përndryshe do të mbetemi si shteti i Palestinës”, ka përfunduar Thaçi

Thaçi: Marrëveshja me Serbinë e domosdoshme për integrimin në arenën ndërkombëtare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka folur në lidhje me takimin që ka pasur në Bruksel me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

“Negociatat finale për ndërtimin e marrëdhënieve reciproke dhe njohjen në  shteteve tona. Dëshira është të ndërtojmë paqe dhe të ardhme të sigurt evropiane. Edhe në takimin e fundit kemi qenë bashkëpunues për modalitetet në këtë fazë përfundimtare të dialogut. Në takimin e ardhshëm do ë diskutohet substanca përfundimtare. Tani për tani është folur vetëm për kornizën e marrëveshjes. Marrëveshja përfundimtare do të jetë ligjërisht obliguese për të dyja palët”, ka thënë Thaçi.

Ai tha se është qenësore se konsensusi politik është i domosdoshëm për dialogun. Komponentë tjetër e këtij procesi sipas tij është edhe transparenca e plotë.

 “Në fund të fundit marrëveshja e dialogut për ratifikim do të dërgohet në Kuvend për miratim. Bisedimet e fundit ashtu siç kemi thënë janë të vështira, arritja e marrëveshjes dhe dialogut me Serbinë është e domosdoshme për integrimet në arenën ndërkombëtare. Kosova si gjithmonë do të ketë dhe e ka mbështetjen e Amerikës për arritjen e marrëveshjes përfundimtare”, tha presidenti Thaçi.

***

Presidenti Hashim Thaçi, në një konferencë për media, ka folur për takimin e fundit të mbajtur në Bruksel, në kuadër të dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se takimi i fundit, ishte faza fillestare e marrëveshjeve përfundimtare që i presin të dyja vendet, raporton Bota sot.

"Në takimin me homologun serb Aleksander Vuçiq, kemi zhvilluar vetëm kornizën e marrëveshjeve që na presin dhe asgjë më shumë, ndërsa presim ftesën e Mogherinit javëve dhe muajve në vazhdim për të përmbyllur me sukses marrëveshjet që na presin. Takimi i fundit ishte vetëm faza fillestare", ka thënë presidenti.

***

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po mban konferencë për media, ku do të flas për fillimin e fazës së fundit të dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi të dielën që e lëmë pas është takuar në Bruksel me presidentin Vuçiq, me ndërmjetësimin e Federica Mogherinit.

Kurse, mbrëmë ishte ligjërues në Këshillin Evropian për Punë të Jashtme, në Paris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat