Pas festës së Vidovdanit, Haradinaj: Policia tregoi profesionalizëm në ofrimin e sigurisë

Aktuale

Pas festës së Vidovdanit, Haradinaj: Policia tregoi profesionalizëm në ofrimin e sigurisë

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 16:54
Ramush Haradinaj

"Policia tregoi profesionalizëm në ofrimin e sigurisë”, tha Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai gjithashtu tha se rruga evropiane e Kosovës po ndërtohet mbi bazën e respektimit të të drejtave të gjithsecilit.

Ky koment i Haradinaj vije pasi që sot në Kosovë, serbët festuan “Vidovdanin”.

“Rruga evropiane e Kosovës po ndërtohet mbi bazën e respektimit të të drejtave të gjithsecilit, gjithnjë në përputhje me interesat e shtetit, në sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

Haradinaj ka thënë se sot edhe njëherë Policia e Kosovës tregoi profesionalizëm dhe përkushtim në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit.

“Pelegrinëve serb, që morën pjesë në shënimin e Betejës së Kosovës në Gazimestan, i janë ofruar të gjitha mundësitë që këtë ritual ta shënojnë në mënyrën siç ata kanë dashur. Më lejoni që t’i falënderojë në veçanti Policinë e Kosovës dhe të gjithë qytetarët për qetësinë dhe pjekurinë e treguar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Numër i vogël i serbëve kishin ardhur sot në Gazimestan ku për çdo vit festojnë Betejën e Kosovës të cilët e konsiderojnë si fitore të tyre.

Me flamuj të Serbisë në duar ishin mbledhur në këtë vend ku në vitin 1389 kishte ndodhur beteja në mes serbëve dhe turqve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat