Policia: ‘Vidovdani’ pa asnjë incident

Aktuale

Policia: ‘Vidovdani’ pa asnjë incident

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 17:05
Aktivitetet dhe manifestimet tradicionale religjioze ortodokse të festës së ‘Vidovdanit’,

Policia e Kosovës ka njoftuar se në manifestimet tradicionale religjioze ortodokse të festës së ‘Vidovdanit’, kanë marrë pjesë rreth 700 pjesëmarrës në Graçanicë dhe Gazimestan të rajonit të Prishtinës, si dhe nuk është shënuar asnjë incident.

Sipas Policisë, sa i përket aspektit të rendit dhe sigurisë së përgjithshme çdo gjë ka shkuar sipas planit të paraparë operativ.

Lidhur me aktivitetet dhe manifestimet tradicionale religjioze ortodokse të festës së ‘Vidovdanit’, Policia e Kosovës thotë se ka ndërmarrë me kohë të gjitha veprimet paraprake, duke përgatitur planin operativ për menaxhimin e situatës së sigurisë.

“Sa i përket aspektit të sigurisë, Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante të caktuara sipas planit operativ, gjatë gjithë kohës është përkujdesur për mbarëvajtjen e manifestimit, në mënyrë që të kalojë qetë dhe pa incidente. Njësitet policore po ashtu janë angazhuar edhe në mbarëvajtjen e qarkullimit të trafikut, duke ridrejtuar automjetet në rrugë alternative gjatë kohës, përderisa kanë kaluar eskorta apo automjete të cilat kanë qenë pjesë e manifestimit, e të cilat kanë qenë nën përcjellje policore. Ndërprerja e qarkullimit të përkohshëm të këtyre rrugëve ka ndodhur në intervale të shkurtra kohore. Referuar vlerësimeve në terren në këto manifestime morën pjesë rreth 700 (shtatëqind) pjesëmarrës, të cilët në mënyrë të organizuar kanë marrë pjesë në Graçanicë dhe Gazimestan të rajonit të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë zhvillimit të të gjitha aktiviteteve manifestuese si në DRP Prishtinë po ashtu edhe në DRP Mitrovicë veri, sa i përket aspektit të rendit dhe sigurisë së përgjithshme çdo gjë ka shkuar sipas planit të paraparë operativ dhe nuk është shënuar asnjë incident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat