Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë një konferencë për media ka thënë se nuk i përjashton marrëveshjet me shtetin serb në fazën finale të bisedimeve
Thaçi ka shtuar se nuk do të ketë vija të kuqe në marrëveshjet me Serbinë sikurse grupi i Kontaktit në Vjenë.
Presidenti gjithashtu ka theksuar se nëse nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë, do të mbetemi si shteti i Palestinës.
“Nuk do të ketë vija të kuqe në marrëveshjet me Serbinë sikurse Grupi i Kontaktit në Vjenë, përndryshe do të mbetemi si shteti i Palestinës”, ka përfunduar Thaçi.