Abdixhiku: Qytetarëve po i thuhet s’keni çka lypni këtu

Aktuale

Abdixhiku: Qytetarëve po i thuhet s’keni çka lypni këtu

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 17:43
Lumir Abdixhiku

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se Qeveria po i thotë një gjenerate të tërë se shteti i tyre do të mbetet më i varfëri në Evropë dhe se jeta e tyre në Kosovë është e humbur.

Ai në seancën e sotme ka thënë se kalimi nga një rritje e premtuar prej 10 për qind në 5 për qind, do të thotë përgjysmim i ecjes sonë.

Abdixhiku: Gjeneratës së tanishme i thuhet s’keni çka lypni këtu

“Me dokumenti të tanishëm me kalimin prej këtij 10 për qindëshi të premtuar  në 5 për qind të dokumentuar, Qeveria i thotë një gjenerate të tërë se vendi i tyre, shteti i tyre do të mbetet pak a shumë ky që është, më i varfëri në Evropë, më i papuni në Evropë, më i pazhvilluari në Evropë. Gjysmë jete larg Kroacisë, një jetë të tërë larg mesatares së Evropës. Gjeneratës së tanishme me këso projeksioni, i thuhet se jeta e tyre në Kosovë është e humbur dhe ata praktikisht nuk kanë çka lypin këtu”, tha ai.

Sipas tij, buxheti i Kosovës dhe buxhetet e ardhshme, janë buxhete të paqes sociale dhe nuk janë buxhete të zhvillimit të ekonomisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat