Murati: Dialogu me një marrëveshje Ahtisari +

Aktuale

Murati: Dialogu me një marrëveshje Ahtisari +

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 18:08
Valon Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka kritikuar spektrin politik në vend për qasjen që kanë ndaj dialogut.

Sipas Muratit, nuk duhet të bisedohet se kush duhet të përfaqësojë Kosovën, por cila është platforma dhe çka duhet të bisedohet.

Murati në emisionin “Fakt Plus” në Tribuna Channel, thotë se pret një marrëveshje e llojit, Ahtisari +.

“Kemi një vendosmëri të opozitës që të mos pranojë legjitimitetin e presidentit. Kryesore është çka bisedohet, jo nga kush bisedohet. Duhet të kemi një platformë dhe ai që e përfaqëson dialogun, do të ishte produkt i asaj platforme. Jo e kundërta të bisedohet kush do të përfaqësojë Kosovën në bisedime pa e ditur se çka do të bisedohet. Edhe presidenti kërkon ekip uniteti pa platformë. Unë po e shoh që kemi marrëveshje jo të mirë, Ahtisari +”, tha Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat