Italia mbështet intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi

Aktuale

Italia mbështet intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 22:18
Carlo Lo Cascio

Ambasadori i Italisë në Serbi, Carlo Lo Cascio, ka thënë se përkrah intensifikimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel sikur edhe përpjekjet e klasës politike në Serbi në këtë çështje.

Cascio është shprehur i kënaqur me rezultatin inkurajues të dialogut që u mbajt javën e kaluar në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së si dhe angazhimin e ripërtërirë të të dy palëve në bisedime.

Sipas ambasadorit italian në Beograd bisedimet Kosovë-Serbi mundësojnë intensifikimin e kontakteve që të arrihet zgjidhja për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Italia fuqishëm mbështet Serbinë në rrugën e saj evropiane dhe politikat e saj për forcimin e bashkëpunimin rajonal”.

“Ne shpresojmë se të gjitha palët e përfshira do të vazhdojnë të kenë bashkëpunim paqësorë dhe konstruktiv në mënyrë që të sigurohet atmosferë dhe klimë më e mirë”, ka thënë Cascio.

Sipas qëndrimit të tij, në këto momente delikate janë më rëndësi përpjekjet e lidershipit serb që të arrihet zgjidhja me Kosovën, që qytetarëve serbë dhe Serbisë t’i garantohet një e ardhme më e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat