Javën e ardhshme ekipi negociator, a do t’i shkojë opozita Thaçit?

Aktuale

Javën e ardhshme ekipi negociator, a do t’i shkojë opozita Thaçit?

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 12:06
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka raportuar para Qeverisë për dialogun pas takimit të së dielës me Vuçiqin në Bruksel. U ka bërë thirrje lidëreve politikë përfshirë edhe ata opozitarë për t’u bashkuar në grupin negociator. Tha se takimi tjetër me Federica Mogherini do të mbahet në një të ardhme të afërt.

“Gjatë javës së ardhshme pres nga liderët politikë pozitë dhe opozitë të ulemi për të konkretizuar ekipin negociator të Kosovës”, tha Thaçi.

“Ejani bëjuni pjesë e delagacionit dhe jepni dije në tryezë për argumentet dhe kundërargumenmtet. Ky do ishte vendimi i duhur dhe më i guximshëm, gjiththcka tjetër tregon mungesë të përgjegjësisë dhe guximit”, theksoi ai.

Presidenti u shpreh i bindur se përfundimi i dialogut do të sjellë njohje reciproke mes dy palëvë të përfshira.

“Të dielën e kaluar në takim ia bëmë të qartë se Kosova është e përcaktuar për të arritur marrëveshje përfundimtare me Serbinë, obliguese dhe ligjore me garanci ndërkombëtare”,u shpreh Thaçi.

“Në rast se ne refuzojmë dialogun BE do ta fajësojë Kosovën për dështimin e tij”, tha Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat